Triumfon në EBBA, Era Istrefi rrëmben çmimin e parë

Era Istrefi është bërë shqiptarja e dytë që ka triumfuar në European Border Breakers Awards (EBBA). Pas Dua Lipës, e cila fitoi dy çmime, edhe këngëtarja Era Istrefi ka rrëmbyer një çmim mjaft të rëndësishëm.

Era ka fituar çmimin e parë si artistja më e suksesshme evropiane nga të rinjtë, suksesi i së cilës ka thyer kufijtë. Era nuk ka qenë e pranishme për të tërhequr kupën, megjithatë asaj i është kushtuar e njëjta vëmendje si këngëtarët e tjerë të pranishëm.

Madje në momentin e triumfit, Erës i është shfaqur edhe një biografi ku është pasqyruar karriera e saj me plot suksese dhe sidomos hiti “Bon Bon”.

era_istrefi_cmim

Hiti “Bon Bon” do të mbetet padiskutim më i suksesshmi i saj, pasi pikërisht kjo këngë e bëri shqiptaren të njohur në disa vende të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button