Pa dëshmi, ekskluzivja mbetet spekulim e jo informatë

[Recension: “Ekskluzive: VMRO i ofron BDI-së 200 milion euro për formimin e qeverisë”]

Lajmet e rëndësishme janë të tilla për shkak të rëndësisë së ngjarjes dhe fakteve bindëse që ofrohen për të mbështetur vërtetësinë e pohimeve të shpalosura në një artikull. Gazetarët nuk duhet të lejojnë që informacionet e rëndësishme që posedojnë t’u “ikin” në publik pa u vërtetuar mirë. Rruga për këtë është e lehtë, nëse ajo që e thotë gazetari mban dhe nëse e ka trajtuar në mënyrën e duhur, duke respektuar standardet etike të profesionit të tij. Për tekstin në fjalë, mund të thuhet se është në grupin e informacioneve që i kanë “ikur” autorit në opinion pa u vërtetuar ashtu siç e kërkon profesioni.

ina-ekskluzive-vmro-i-ofron-bdi-sw-200-milion-euro-per-formimin-e-qeverise-1Linku deri te artikulli origjinal: “Ekskluzive: VMRO i ofron BDI-së 200 milion euro për formimin e qeverisë”

Data e publikimit: 30.12.2016

Data e recensionit: 11.01.2017

Recensues: Fatlume Dervishi

Formimi i Qeverisë së re është çështje me interes publik, e jo tregti për interesa personale të partive politike. Prandaj, një informacion i këtillë që padyshim ka inters publik nuk do të duhej të ishte trajtuar me kaq indiferencë profesionale. Përveç, nëse kjo tregon për paaftësinë profesionale për të provuar nëse pretendimet e dhëna në tekst janë ose jo të vërteta.

“Portali ‘Maktel’ duke u thirrur në burime të hulumtuara mirë thotë se, VMRO-ja e Gruevskit i ka oftruar BDI-së rreth 200 milion euro për ta formuar qeverinë e ardhshme të Maqedonisë…

… bisedat për qeverinë e ardhshme është duke i zhvilluar Musa Xhaferri me Sasho Mijalkovit dhe se takimet e tyre janë realizuar në një Hotel të Shkupit.

… negociatat fillimishtë kanë filluar me 50 milion euro para kesh, dhe pjesa tjetër përmes formave tjera, duke përfshirë edhe tendërët në qeverinë e ardhshme. Por thuhet se kjo sumë nuk është pranuar dhe BDI ka kërkuar 200 milion euro.”

INA është thirrur në një media tjetër, duke u besuar hulumtimeve të saj, por nuk tregon nëse “Maktel” ka poseduar ndonjë fakt tjetër për të dëshmuar vërtetësinë e pohimeve, përveç burimeve anonime.

Kodi Etik:

Gazetari duhet çdoherë të jetë kritik ndaj burimit të informacionit dhe t’i provojë informacionet e marra. Kujdes i veçantë duhet të kushtohet kur përdoren burime anonime ose kur gazetarit i ofrohen informacione ekskluzive. Duhet rreptë të provohen motivet e informacionit të ofruar.

Kodi Etik lejon që për hir të interesit publik të publikohen edhe informacione që nuk arrihet të verifikohen deri në fund. Megjithatë, kjo duhet të theksohet.

Kodi Etik:

Nëse gazetari vlerëson se informacioni i paprovuar është me interes publik, është i obliguar ta publikojë, por duke saktësuar se bëhet fjalë për informacion të pakonfirmuar.

Për më tepër, është patjetër që autori që e publikon lajmin, edhe në rastin kur i referohet një medie tjetër për ekskluzivitetin, të bëjë hulumtimet e tij për ta verifikuar atë. VMRO-DPMNE, BDI, madje edhe vetë Musa Xhaferri, duhet të ishin kontaktuar për të marrë qëndrimin e tyre për akuzat që ju bëhen.

Kodi Etik:

Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u japë mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vjen në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës.

Duke shkelur disa nga rregullat themelore të etikës profesionale, teksti rezulton jo i besueshëm dhe tendencioz.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button