Kryesia e BDI-së diskuton opsionet për koalicionet

Në mbledhjen e kryesisë së BDI-së, kjo parti pritet të shqyrtojë opsionet e mundshme për formimin e Qeverisë së re si dhe formën e realizimit të negociatave. Negociatat e para do të jenë me VMRO-DPMNE si parti që e para mori mandatin, por nuk konfirmohet nëse bisedimet do të zhvillohen në nivel liderësh mes vetë Gruevskit dhe Ahmetit ose do të formohet një grup negociues, transmeton Alsat-M.

Nga ana tjetër, larg opinionit mbahen edhe vendimet e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE ku është diskutuar mbi këtë çështje.

Komiteti i partisë ka dhënë autorizim të plotë kreut të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski që të fillojë procesin e negociatave për formimin e Qeverisë së re. për këtë patëm një komunikatë dhe detajet i gjeni aty – deklaroi Timço Mucunski, VMRO-DPMNE

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button