Deri më tani për marrëveshjen mes BE-së dhe Turqisë janë dërguar 2,2 miliardë dollarë

Komisioni Evropian kumtoi se, nga ajo që është kontraktuar mes BE-së dhe Turqisë rreth emigracionit, deri më tani janë dërguar 2,2 miliardë nga gjithsej tre miliardë eurot e parashikuara.

Mjetet e siguruara dedikohen për ndihmë humanitare dhe lloje të tjera të ndihmës financiare.

Marrëveshja parashikon që mjetet e BE-së (një miliard euro nga buxheti evropian dhe dy miliardë nga buxhetet nacionale të shteteve nga Unioni), të shpenzohen për emigrantët sirianë në territorin e Turqisë. Me këto mjete deri më tani është siguruar ndihmë humanitare dhe janë krijuar mundësi për arsimimin e 70.000 fëmijëve sirianë.

Kategorive më të ndjeshme u janë dhënë kartela për pagesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button