Maqedonia nuk lëviz nga vendi, Shqipëria humbë dy, Kosova një pozitë në FIFA

Në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA, reprezentacioni i Maqedonisë nuk ka pësuar asnjë ndryshim, ashtu sikurse e kishte mbyllur vitin 2016, e filloi edhe vitin 2017, duke mbetur ne pozitën e 162-të.

Kjo pozitë e Maqedonisë vjen si rezultat i asaj që në peridhën e muajit të fundit reprezentacioni i Maqedonisë nuk kishte luajtur asnjë ndeshje, por edhe te reprezentacionet e tjera nuk kishte ndonjë lëvizje të madhe.

Kombëtarja shqiptare ka humbur dy poziticione në renditjen e FIFA-s. Nga vendi i 49-të, kuqezinjtë  kanë rrëshkitur në të 51-in, edhe pse nuk kanë patur qoftë një ndeshje gjatë muajit dhjetor. Në rënien e Shqipërisë në këtë klasifikim ka ndikuar ngjitja e Republikës Demokratike të Congos në vendin e 49-të dhe e Nigerisë në të 50-tin.

Ky është një nga pozicionet me të këqija të Shqipërisë gjatë viteve të fundit si rezultat i dy humbjeve me Spanjën dhe Izraelin. Kosova ka humbur vetëm një vend dhe tashmë pozicionohet në vendin e 166-të,

Nga skuadrat përfaqësuese të grupit ku ndodhen Maqedonia dhe Shqipëria, Spanja nuk lëviz fare duke ka ruajtur pozitën e 11-të, Italia renditet e 16-të, Izraeli  gjithashtu nuk ka ndryshuar pozicion dhe mban pozitën e 55-të në renditje, ndërkohë një pozicion më lartë është ngritur Lihtenshtejni, që tashmë mban pozitën e 188-të.

Asnjë ndryshim sa i përket dhjetshes së parë të renditjes së FIFA-s. Kryeson me 1506 pikë Belgjika, më pas vijnë Argjentina, Spanja dhe Gjermania, pozicioni i pestë i përket Kilit, ndërsa listën e më të mirëve e mbyllin Brazili, Portugalia, Kolumbia, Anglia dhe Austria. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button