Klaper: Dokumentet e besueshme nuk dolën nga shërbimet e zbulimit të SHBA-së

Xhejms Klaper

Xhejms Klaper

Drejtori i Shërbimit të zbulimit kombëtar amerikan, Xhejms Klaper  përgënjeshtroi presidentin e sapozgjedhur Donald Tramp se shërbimi deri te mediat ka dërguar raport të besueshëm me informata të pakonfirmuara për lidhshmërinë e tij me Rusinë.

Klaper shtoi se dalja e informatave shumë e ka shqetësuar.

Ai theksoi se ka biseduar me Trampin për raportin në të cilin pohohet se Rusia posedon të dhëna personale kompromituese dhe financiare për presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së.

Tramp i akuzoi shërbimet e zbulimit amerikan se ua kanë dhënë dokumentet e besueshme mediave.

“Theksova se dokumenti i tillë nuk është prodhim i bashkësisë së zbulimit të SHBA-së dhe se nuk besoj se informatat i ka dhënë dikush nga bashkësia”, theksoi Klaper.

Raporti përmban informata të padëshmuara nga burime anonime për bashkëpunim midis bashkëpunëtorëve të afërt të Trampit dhe Rusisë për hakimin e kompjuterëve të anëtarëve të Partisë Demokratike, si dhe pohime të padëshmuara për aktivitetet e pazakonshme seksuale të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP