Peskov: Sistemimi i tankeve amerikane në Poloni është kërcënim për Rusinë

Sistemimi i tankeve amerikane dhe automjeteve tjera të blinduara në Poloni për Rusinë do të thotë kërcënim, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

“Ne atë e quajmë kërcënim dhe aksion i cili i rrezikon interesat dhe sigurinë tonë. Vendi i tretë e përforcon praninë ushtarake në afërsi të kufirit tonë në Evropë. Ai madje nuk është as vend evropian”, potencoi Peskov.

Ai shtoi  se “nuk është e rëndësishme madhësia e kontingjentit ushtarak”.

“Nëse në pyetje janë një mijë ose 10.000, njejtë është. Kjo është përforcim i pranisë ushtarake dhe nuk kam çfarë të shtoj”, theksoi Peskov.

Tankat dhe automjetet e blinduara amerikane me më shumë se 3.000 ushtarë në mëngjes filluan të arrijnë në Poloni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button