420 qytetarë presin të mësojnë nga PSP se a kanë qenë të përgjuar nga DSK

Deri sot 420 persona, nëpërmjet postës e-mail deri te Prokuroria Speciale Publike (PSP), kanë dorëzuar kërkesë për të mësuar se numrat e tyre privat a janë përgjuar nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), në periudhën prej 2008 deri në 2015. Deri më 27 dhjetor, në PSP kanë arritur 130 kërkesa, transmeton Portalb.

“Personat për të cilët do të konstatohet se kanë shfrytëzuar numra telefoni të cilat kanë qenë lëndë e përgjimit të paligjshëm të komunikacioneve, si persona për të cilët do të konstatohet se kanë qenë bashkëbisedues në numrin e ndjekur telefonik, do të ftohen në cilësinë e personave të dëmtuar”, thonë për “Plusinfo”, nga PSP.

Përndryshe, rasti “Target”, ishte i hapur më 18 nëntor të vitit të kaluar, ku sipas PSP-së, dhjetë zyrtarë të DSK-së, nga 2008 deri në vitin 2015, në mënyrë të paligjshme i kanë përgjuar 5.827 persona, në mesin e të cilëve kanë qenë edhe politikanë të njohur, biznesmenë, gazetarë dhe personalitete të njohura. Të dhënat për “Target”, PSP i ka marrë me urdhër gjyqësor të siguruara nga të dhënat e sistemeve për ndjekjen e komunikimeve nga DSK, por edhe nga operatori i telekomunikacioneve. /Portalb

LEXO: Lënda “Target”, ja kush dhe si përgjoi në Maqedoni (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP