Pa Qeveri të re, për studentët s’ka bursa!?

Studentët që kanë aplikuar për marrjen e bursave do të ngelin me xhepa të zbrazura derisa të formohet Qeveria e re, pasi që Ministria e Arsimin dhe Shkencës (MASH) ende nuk i ka publikuar rezultatet, shkruan javorja “Fokus”, transmeton Portalb.

Aplikimi për bursa është kryer në fillim të dhjetorit të vitit 2016, ndërkaq së shpejti pas asaj është dashur që të dihen rezultatet, ndërkaq paratë më pas t’u lëshohen nëpër xhiro-llogaritë përpara festave të fundvitit. Por, nga MASH, thonë se kanë marrë ndalesë nga Komisioni për Parandalim të Korrupsionit që t’i publikojnë rezultatet përpara se të formohet Qeveria.

“Rezultatet nga konkursi për ndarje të bursave për nxënësit, do të publikohet pas mbarimit të procesit zgjedhor, gjegjësisht pas zgjedhjes së deputetëve në Kuvend dhe zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Kjo është bërë, në bazë të mendimit të arritur nga ana e Komisionit për Parandalim të Korrupsionit, pasi që ekziston pengesë ligjore për publikimin e listës me kandidatë të cilëve do t’u ndahet bursë për nxënësit”, sqarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Megjithatë, kjo përgjigje ngelet e paqartë pasi që, nuk theksohet se me cilën dispozitë Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), e mbështetë këtë vendim.

Sipas konkursit të publikuar të MASH, më 19 tetor, këtë vit bursa do t’u ndahen 2.890 studentëve të rregullt, prej të cilëve 1.500 janë për kategoritë sociale, ndërkaq 1.390 për studentët që kanë arritur sukses të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button