Maqedoni, DPHM paralajmën rritje të temperaturave dhe reshje të shiut dhe borës

Nën ndikim të valës së re të lagështisë, prej nesër pasdite në pjesët veriperëndimore do të ketë reshje të borës, ndërsa në vendet më të larta reshje të borës dhe shiut, njofton Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës drejt të shtunës, si dhe të shtunën, posaçërisht paradite. Më shumë reshje do të ketë në pjesët perëndimore kur do të vijë deri në rritje të shtresës së borës për 10 deri në 20 centimetra. Përgjatë vardarit dhe në pjesët jugore në vendet më të larta do të ketë zvogëlim të shtresës së borës.

Nesër do të fryejë erë mesatare, përkohësisht edhe e përforcuar jugore, që do të kontribuojë që temperaturat e ditës kudo të jenë pozitive.

Të dielën pritet stabilizim kalimtar, ndërsa prej të hënës do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të borës me intensitet të ndryshueshëm. Vetëm në disa vende më të ulëta reshjet do të jenë nga bora dhe shiu. Sërish do të rritet shtresa e borës edhe në disa nga vendet më të ulëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP