DAP, deri 25 janar llogaritje përmbledhëse për të ardhurat dhe kontributet e paguara

Më së voni deri në datën 25 të këtij muaji firmat kanë obligim që punonjësve t’u japin llogaritje përmbledhëse për të ardhurat e paguara, tatimin e paguar personal dhe kontribute për vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Dhënia e llogaritjes përmbledhëse është obligim ligjor në bazë të së cilës qytetari do të mundet saktë dhe në kohë t’i paraqesë të ardhurat në Fletëparaqitjen tatimore vjetore.

Drejtoria për të ardhura publike sot njoftoi se në qoftë se kompanitë deri më 25 janar nuk i përgadisin këto llogaritje përmbledhëse për të punësuarit është paraparë gjobë në vlerë prej 3.000 euro në kundërvlerë të denarit, ndërsa personit përgjegjës do t’i shqiptohet gjobë në vlerë prej 30 për qind nga gjoba e paraparë për tatim-paguesin.

DAP thekson se deri më 31 janar përmes rrugës elektronike firmat deri te Drejtoria për të ardhura publike duhet të dorëzojnë raport vjetor për pagesat e realizuara të qytetarëve në vitin 2016 sipas bazës së blerjes së prodhimeve bujqësore dhe raport vjetor për blerjen e realizuar të mbeturinave të forta të dobishme nga persona fizik të cilët nuk janë tregtarë individë në vitin 2016.

Raport vjetor dorëzojnë edhe organizatorët e tregut të gjelbër në të cilin kryhet tregti me pakicë dhe shumicë, ndërsa deri në fund të janarit duhet të dorëzohet edhe raport vjetor për pagesat e realizuara të të ardhurave të personave fizik në vitin 2016, sipas bazës së të ardhurave personale, të drejtave autoriale dhe të drejtat nga pronësia industriale, prona dhe të drejtat pronësore (qiratë), përfitimet nga lojërat e përgjithshme të fatit dhe të ardhura të tjera për të cilët akontacioni i tatimit paguhet sipas fitimit.

“Paguesit të cilët kanë realizuar pagesë së të ardhurave nga përfitimet nga lojërat e posaçme të fatit (lojëra të fatit në kazino, bastore dhe automat klub) nuk kynë për obligim të dorëzojnë Raport vjetor ‘PDD-GI'”, informon Drejtoria për të ardhura publike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button