Gjatë zjarrit në fshatin e Tetovës, Bozovcë u dogjën katër objekte dhe kafshë shtëpiake

Gjatë një zjarri të madh që shpërtheu mbrëmë, rreth orës 3:00 pas mesnate në fshatin Bozovcë të Tetovës, u dogjën tre plevica, një pjesë e shtëpisë, tre lopë dhe katër kuaj.

Ekipi zjarrfikës nga Tetova arriti ta lokalizojë zjarrin, duke parandaluar zgjerimin e tij në objekte të tjera.

“Na lajmëruan për zjarrin dhe me automjete të posaçme arritëm për 40 minuta. Rruga ishte e kalueshme. Më shumë intervenuam me aparate zjarrfikëse, sepse lart është mbi -20 gradë dhe uji ngrinë. Arritëm ta lokalizojmë zjarrin”, deklaroi Ukë Aliti, shef i NJZFT Tteovë.

Shefi Aliti, u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes se si i përdorin aparatet ngrohëse në këtë periudhë të vitit. Ndoshta përdorimi i tyre jo i rregullt shkakton zjarret”, shton ai.

Dje për shkak të një oxhaku të papastruar u dogj konstruksioni i çatisë dhe kati i parë i njjë shtëpie në fshatin Rostushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button