Qëndrimi i ish mediatorit belg, Van Hojte për Platformën e përbashkët shqiptare

Piter Vanhojte, ndërmjetësuesi belg në Marrëveshjen e Përzhinos pas shkrimeve paraprake për demokracinë në Maqedoni vjen me një shkrim tjetër por për platformën e përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Shkrimin e plotë të Piter Vanhojtes mund ta lexoni më poshtë:

Çfarë të themi rreth Platformës Shqiptare?

Ky ishte zhvillim interesant, ku partitë shqiptarë në Maqedoni paraqitën platformën e tyre të përbashkët. Asnjë nuk duhet të heshtë për këtë, sepse, po, partitë shqiptare kanë një qëllim.

Viteve të fundit, çështja e identitetit të Maqedonisë u formua nga njëra parti, duke iu referuar një të kaluare të lavdishme të Aleksandrit të Madh dhe duke pretenduar se identiteti kombëtar mund të mbështetet në ndërtesat barok dhe në statujat e ashtuquajtura imazh i heronjve të kaluar.

Problemi është: ky nuk është identiteti kombëtar të cilin shumica e popullatës së Maqedonisë do ta njohin si të tyren, pavarësisht asaj se cilit komunitet i takojnë.

Në demokracinë e vërtetë, mazhoranca e cila qeveris vendin gjithmonë duhet të mbrojë interesat e gjithë qytetarëve, e veçanërisht të atyre që nuk i përkasin shumicës.

Identiteti kombëtar i formuar viteve të fundit është problematik, si shumica e komuniteteve në vend (vllehtë, turqit, romët, shqiptarët,…) nuk ndjejnë afërsi me të. Gjithashtu është problematike edhe për shumë maqedonas, sepse historia që mësohet në shkollë gjithmonë tenton ti dërgojë larg të vërtetës shkencore. Në vend të kësaj trillohen histori, duke lavdëruar të kaluarën dhe duke harruar tmerret e shumë konflikteve që vendi i ka bërë në të kaluarën.

Kjo ndoshta është arsyeja kryesore – dhe e saktë se pse partitë shqiptare kërkojnë ndryshim.

Megjithatë, cili është problemi kryesor i të gjithë komuniteteve? Jo duke shikuar prapa gjatë tërë kohës, por të shikohet drejt së ardhmes dhe se si të gjithë qytetarët që bashku mund të përmirësojnë kushtet e jetesës në vend.

Shembull: ndërtesat barok. Nëse në vend të këtyre ndërtimeve do të ishte investuar në konstruktin e ndërtesave pasive për të cilat ju nuk keni nevojë për ndonjë energji ose diçka shtesë për ti ngrohur ato, ky është vetëm një shembull.

Në tërë botën, njerëzit do të admironin guximin e Maqedonisë për angazhim aktiv në luftën kundër ndryshimeve klimatike – dhe ndotjen urbane. Në këtë mënyrë, vendi do të bëhej një shembull, i cili me kalimin e kohës do të bëhej pjesë e identitetit kombëtar. Po, duke ndërtuar ndërtesa që kërkojnë pak energji, ju dëshmoni të jeni inovativ, të kujdeseni për të ardhmen. Dhe kjo sigurisht do të mbështeste zhvillimin ekonomik, kurse shteti shpejtë do të behët vend i të gjitha kompanive me ide inovative.

Tani kthehemi në platformën e partive politike të shqiptarëve: vërtet është një revoltë se çështja e identiteti kombëtar është keq menaxhuar.

Le të shikojmë disa prej tyre:

  • Çështja e gjuhës: gjuha juaj amtare nuk është diçka që ju zgjodhët, ju jeni të lindur në këtë mënyrë. Dhe, po, ju duhet të nxisni të folurën në gjuhën tuaj amtare, dhe ju keni të drejtë ta flisni atë në shtëpi dhe në lagjen tuaj.
    Shtetet e UNESCO-s ndjekin këtë rrugë: “E drejta për tu edukuar në gjuhën amtare dhe gjuha amtare është njohur në instrumentet ndërkombëtare. Sipas dispozitave të Deklaratës së Drejtave të Njeriut që ju takojnë pakicave kombëtare, etnike, religjioze dhe gjuhësore (1992), shtetet duhet të marrin masat e duhura, kudo që të jetë e mundur, personat që i takojnë pakicave duhet të kenë mundësi të duhur për të mësuar në gjuhën amtarë ose të kenë mësim në gjuhën amtare. Ngjashëm, njerëzit vendas kanë të drejtën të themelojnë dhe kontrollojnë sistemet e tyre arsimore dhe institucionet që ofrojnë mësim në gjuhën e tyre, që të jenë të përshtatshme me vlerat e tyre kulturore të mësimdhënies dhe mësimnxënies, siç është edhe në Deklaratën e të Drejtave të Njeriut Autokton (2007). Dispozitat për arsim në gjuhën amtare janë të përfshira në konventën ndërkombëtare, domethënë, Konventa mbi të Drejtat e Njeriut autokton dhe farefisnor (1989), Konventa e të Drejtave të Fëmijut (1989) dhe Konventa Ndërkombëtare e Mbrojtjes të Refugjatëve dhe anëtarëve të tyre familjarë (1990)”.
    A është e tepërt kërkesa për njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë të dytë zyrtare për një komunitet që përfaqëson një të tretën e popullsisë së përgjithshme? Sigurisht kjo do të ndihmonte forcimin e identiteti kombëtar, ku qytetarët shqiptarë do mund të shohin veten si qytetarë të Maqedonisë. Përveç kësaj kjo do të ishte e mirë për decentralizim të ashtuquajturës “çështje të lidhura ngushtë me njerëzit” (të tilla si edukimi, media, kultura) duke i zhvendosur kompetencat e tyre në komunitetet me pakicë. Parimi i substidiaritetit është i përfshirë edhe në Traktatin e Bashkimit Evropian (artikulli 5), të mos ketë frikë për federalizëm dhe ndarje, duhet të jetë parim udhëheqës edhe këtu. Substidiariteti do të thotë se vendimet duhet të merren deri në atë nivel ku ato do të kenë efekt.
  • Flamuri, himni kombëtar dhe ligji i armëve: një debat i gjerë parlamentar do të ketë kuptim, me qëllim që arrihet deri te një marrëveshje me të cilën gjitha komunitetet në mënyrë aktive pranojnë dhe përkrahin këto simbole si pjesë e përbashkët e identiteti kombëtar. Përshtatja e simboleve kombëtarë realisht nuk është turp, por do të ndihmojë që ti përfshijë të gjithë në një stemë.
  • Periudha e zymtë e 1912-1956: Kam biseduar me shumë njerëz që i përkasin të gjitha komuniteteve të cilët më treguan ngjarje të tmerrshme rreth ndodhive te prindërve të tyre gjatë kësaj periudhe. Një pjesë e shkakut të përçarjes në shoqërinë maqedonase ka origjinën këtu. Unë besoj së rezoluta parlamentare do të jetë një pikënisje, por nuk do të jetë zgjidhja. Sigurisht ka nevojë për krijim të një komisioni të posaçëm për të vërtetën dhe pajtimin, dukë hetuar ngjarjet gjatë kësaj periudhe (ndoshta edhe më vonë se sa ajo) dhe duke i lejuar njerëzit që të flasin hapur për këtë- një hap i parë për të pranuar të kaluarën dhe për të lënë atë prapa- e ngjashme më situatën që ka ndodhur në Afrikën e Jugut.

Për të përfunduar: identiteti kombëtar ka të bëjë me atë së si të bashkëpunojnë dhe jetojnë  së bashku qytetarët brenda kufijve të një shtetit. Kjo ka të bëjë më ndërtimin e ardhmërisë së përbashkët në interes të të gjithë qytetarëve duke i kushtuar vëmendje të veçantë atyre që nuk janë pjesë e shumicës. Ky është thelbi i demokracisë.

LEXO: Van Hojte ka një porosi për qytetarët e Maqedonisë

LEXO: Van Hojte me mësime të reja për demokracinë në Maqedoni

LEXO: Van Hojte me mësime për demokracinë në Maqedoni, pjesa e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP