Lajm apo kumtesë e komunës ?!

[Recension: Fatmir Dehari nuk ndalet: Hapen të gjitha rrugët e fshatrave të Kërçovës]

Gazetari duhet të tregojë distancë profesionale nga subjektet politike dhe institucionet. E kemi cekur qindra herë gjatë recensioneve tona. Lajmi që po recensojmë nuk mund të precizohet, nëse është lajm i redaksisë apo kumtesë e Komunës së Kërçovës. Teksti është thjeshtë propagandë, është bazuar vetëm në një deklaratë të dhënë nga një person zyrtar, duke munguar këtu pala tjetër, ajo më e rëndësishmja – qytetarët.

Pas disa orëve të punës intensive të ekipeve të tre kompanive përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në Kërçovë gjatë sezonit të dimrit, janë hapur të gjitha rrugët për në fshatrat më të largëta të komunës, ku trashësia e borës ishte 70 centimetra, por në pjesë të caktuar rreshjet e dëborës ishin më të larta se një metër, njofton TetovaSot.

fatmir-dehari-nuk-ndalet-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Fatmir Dehari nuk ndalet: Hapen të gjitha rrugët e fshatrave të Kërçovës
Data dhe koha e publikimit: 07.01.2017
Data e recensionit: 10.01.2017
Recensues: Adrian Kerimi

Për të gjitha elementet e dhëna në citat, gazetari profesionist do të verifikonte një nga një të thënat e folësit. Nuk kontestohet deklarata e zyrtarit, por nuk ka dyshim se edhe gazetari nuk duhet të besojë në çdo të thënë të zyrtarëve apo institucioneve dhe të mos verifikojë nëse kjo që thotë folësi është plotësisht e vërtetë ose jo. Besimi symbyllur ndaj burimeve në lajm mund të rezultojë jo vetëm me dezinformim të publikut, por edhe me shpifje.

“Ekipet përgjegjëse për heqjen e borës në komunën tonë, kanë hapur të gjitha rrugët në fshatrat më të largëta malore Malkoec, Ehlovec, Ivançisht, Novo Sellë, Kladnik, Dushogubica, Qafa dhe Berikovë, kështu që tek gjitha fshatrat e komunës mund të arrihet me makinë ose në këmbë. Problemet e vogla ne krijuan rreshjet e borës në pjesët më të larta të komunës e cila arriti në mbi një metër. Gjithashtu janë pastruar plotësisht dhe rrugët magjistrale dhe e gjithë infrastruktura në komunën tonë është i e lirë për trafik normal”,  tha Ramiz Rexhepi, kryetar i Shtabit të Krizës në Kërçovë.

Lajmi nuk është plotësuar edhe më një element shumë me rëndësi për kronika apo tekste që kanë të bëjnë me kushtet atmosferike, sidomos në periudhën e fundit. Gazetari informon për sasinë e borës në rajonin e Kërçovës, por nuk ka kërkuar qëndrim as nga Enti Hidrometeorologjik për të njoftuar me motin ditëve të ardhshme, ose nga institucionet tjera që mirëmbajnë rrugët rajonale dhe shtetërorë në atë rajon, gjë që është shumë me rëndësi dhe interes për lexuesit dhe publikun.

Sasia e borës në këtë komunë ka qenë 25 centimetra në qytet dhe 70 centimetra në fshatrat më të larta, ku ka pasur edhe rreshje intensive të borës./TetovaSot/

Në lajm nuk ka qëndrime nga qytetarët, të cilët duhet të japin mendimin e tyre në këtë aspekt. Gjithashtu fotografia e bashkëngjitur në tekst nuk ka burim të cituar, mund të hapë dyshime se mund të jetë vendosur sa për të manipuluar publikun. Me këtë veprim, në fakt, vërtetohet se lajmi nuk është bërë duke dalë në terren, por për qëllime propagandistike, edhe atë duke u bazuar vetëm në deklaratën e kryetarit të shtabit të krizës, e cila mund të jetë siguruar përmes telefonit apo postës elektronike.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP