Partitë shqiptare e hutojnë opinionin me deklaratat e ndryshme për Platformën

3 nënshkrime plotë interpretime. Është ky përfundimi për Platformën politike shqiptare pas deklaratave të subjekteve politike për të njëjtën, shkruan Portalb.mk.

“Deklarata është listë e dështimeve të partive të mëparshme dhe reflektim i partive të reja. Qëllimi i saj është që shqiptarët të bëhen shtetformues”, kështu është shprehur kreu koalicionit “Rilindje me Besë” Bilall Kasami në intervistën e tij dhënë për televizionin 21, transmeton Portalb.

“Ishte me rëndësi në fazë të parë të arrihet konsensusi brendashqiptar për këto tema si parakusht për hapjen e debatit shqiptaro-maqedonas që duhet të përfundon me mbyllje të të temave të cilat ashtu të hapura mbajnë peng vendin dhe gjithë qytetarët”, tha për Portalb zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

“Unë preferoj t’u them kushte”, ishte decid në intervistën e tij Ziadin Sela, kryetari i LR-PDSH-së, pjesë e “Aleancës për shqiptarët”.

Deklarata përmban nënshkrimet e BDI-së, koalicioneve “Aleanca për shqiptarët” dhe “Rilindje me Besë” që shënon pajtimin e protagonistëve politik shqiptarë rreth disa pikave të parashtruara në deklaratë, por retorikat ndryshe në interpretim ngjallin dyshime se Platforma po qëndron në këmbë të qelqta./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP