Maqedoni, dy fëmijë të moshës 3 dhe 4 vjeçare kanë ndërruar jetë nga gripi

Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik për javën e fundit, janë regjistruar dy raste me vdekje lidhur me gripin, njofton Portalb.

Bëhet fjalë për fëmijë të moshës 3 dhe 4 vjeçare, njëri nga Kërçova dhe tjetri nga Gostivari. Ata kanë qenë të hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup në Departamentin e Kujdesit Intensiv.

Më tej, në raport qëndron se është duke rënë numri i të sëmurëve nga gripi, por megjithatë ende është në nivel shumë të lartë. Gjatë javës së parë të vitit 2017, janë paraqitur 8.067 të sëmurë nga gripi, që paraqet zvogëlim prej 14.9% në krahasim të javës së kaluar kur kanë qenë të paraqitur 9.485 raste.

Në sezonin 2016/17, numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 23.843.

Edhe në këtë javë ashtu sikur edhe të kaluarën, më të sëmurë janë regjistruar në territori i Shkupit, ndërkaq raste më shumë raste të paraqitura janë nga Strumica, Manastiri dhe Kavadari. /Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP