Absurde pas-zgjedhore: Kryeministri teknik, Qeveria politike, Kuvendi pa kryetar

Pas rezultateve të ngushta të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shteti u gjet në gjet në një gjendje e cila është plot me kuriozitete, çështje dhe dilema, transmeton Portalb.

Kryeministria tanimë plot 1 vit (prej 18 janarit 2016) është “për zbatimin e zgjedhjeve” për Qeverinë nuk dihet se a është teknike, kalimtare ose diçka tjetër, Kuvendi është i konstituuar, por nuk ka kryetar.

Maqedonia prej 30 dhjetorit me nominim ka Parlament, por nuk a kryetar të Parlamentit. Trajko Veljanovski e ftoi përbërjen e re, por deputetët nuk zgjodhën kryetar të ri. A është tanimë Veljanovski ish kryetar? Kush do ta udhëheqë dhe do ta ftojë Parlamentin – deputeti më i vjetër ose grupi i deputetëve?

Me nominim, Maqedonia ka kryeministër – Emil Dimitriev. Por, partia e tij insiston se ai është vetëm “kryeministër teknik për zbatimin e zgjedhjeve”, edhe pse zgjedhjet kanë mbaruar më 11 dhjetor të vitit të kaluar. Megjithatë, sipas ueb-faqes zyrtare të Qeverisë, DImitriev, ende shefi i Qeverisë. Çfarë legjitimiteti ka? Deri kur do të jetë kryeministër me atë titull, deri kur e ka mandatin? Kush duhet ta shkarkojë ose t’ia ndërrojë funksionin? Kuvendi? Cili Kuvend? Kush do ta ftojë?

Kemi edhe Qeveri, por askush nuk guxon t’i emërojë. A është Qeveri Politike? Nëse ajo është Qeveri e VMRO-DPMNE-së dhe e BDI-së, pse kemi kryeministër (Dimitriev) i cili ka funksion të “kryeministrit teknik për zbatimin e zgjedhjeve”? A sundon kjo Qeveri ose ka mandat të përkufizuar – si para zgjedhjeve? Ministrat a e kryejnë punën rregullisht dhe pa pengesa ose kanë restrikcione duke e pasur parasysh se shteti ndodhet në një situatë të pa definuar?

Emil Dimitriev ishte emëruar si kryeministër më 18 janar të vitit 2016, në bazë të ndryshimeve të ligjit për Qeveri, të cilat dolën nga Marrëveshja e Përzhinës, si bazë për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për dalje nga kriza politike.

Në ndryshimet e ligjit askund nuk është shkruar se sa zgjatë mandati i kryeministrit të Qeverisë Kalimtare. Kjo është pasi që ajo çështje është e rregulluar me Kushtetutë (neni 93), sipas së cilit, “Qeverisë që nuk i është ndërprerë mandati për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, ngelet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”.

Përndryshe, me shpalljen e rezultateve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, u ka mbaruar mandati i ministrave dhe z.v/ministrave teknik nga radhët e LSDM-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button