Tartufët – përse janë kaq të shtrenjtë?

Tartufët janë ushqime te të cilët, për shkak të cmimit s’mund të arrijë secili, si dhe gjithkush nuk mund ta shijojë shijen e tyre. Mësoni se cfarë në të vërtetë janë tartufët dhe si mund t’i gatuani.

Tartufët janë bimë që rriten nën tokë në vende të caktuara. Nxirren me ndihmën e derrave apo qenve që janë stërvitur vetëm për këtë qëllim. Për shkak të arritjes së vështirë deri në ta dhe për shkak të pamundësisë për t’i kultivuar në mënyrë artificiale, tartufët janë shumë të shtrenjtë në gastronomi. Ekzistojnë qindra lloje tartufësh, prej të cilëve dhjetra llojehahen, ndërsa cmimi i tyre varion. Kryesisht rriten në pyjet e Evropës, ndërsa kohëve të fundit rriten edhe në Australi.

Tartufët kanë aromë karakteristike që në mënyrë të natyrshme i tërheqin derrat, ndërsa qentë stërviten special, pasi ata janë më të lehtë për bashkëpunim. Aroma e tyre karakteristike avullohet shumë shpejt prandaj është shumë me rëndësi që ata të mbërrijnë sa më shpejtë prej pylli në kuzhinë. Kjo gjithashtu është një arsye se përse cmimi i tyre është aq i lartë.

Këto bimë mund të jenë shumë profitabile për ata që dinë se si t’i kërkojnë dhe plasojnë. Një nga regjoinet e pasura me tartufë është Istra që gjendet në Kroaci. Aty mund të gjenden 7-9 ton tartufë në vit, 30 për qind pre tyre janë tartufë të zinj, ndërsa 70 për qind janë tartufë të bardhë sezonalë, të cilët gjenden vetëm në periudhën prej shtatorit deri në dhjetor, cmimi i tyre në këtë kohë është tepër i lartë, arrin deri në cmimin e pabesueshëm prej 5000 eurosh për kilogramë.

Lexoni edhe këtë:   Me këtë truk njollat rezistente në rroba do të zhduken sa hap e mbyll sytë

Tartufi është një afrodiziak i fortë, që stimulon aktivitetin seksual.

Për sa i përket gatimit, gastromomët në tërë botën ende nuk po bien dakord nëse tartufi është një perime apo mëlmesë. Por të gjithë theksojnë se cilido që ka ngrënë një herë tartufë, nuk i harron për tërë jetën.

Tartufët nuk lahen, por vetëm u fshihet dheu me furca speciale, pastaj priten ngadalë me thika speciale, bëhen copa të holla dhe hahen të freskëta.

Sot mund të gjenden shumë prodhime me aromë tartufi, sic janë për shembull disa vajra, madje edhe pekmez, por njohësit e mirë thonë se në këtë mënyrë u prishet shija e vërtetë.

A keni provuar tartufë? Cfarë mendoni a vlejnë për aq para?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button