Talibanët publikojnë video me dy pengje, njëri amerikan e tjetri australian

Talibanët afganë e kanë publikuar një video ku shihet një amerikan dhe një australian të cilët janë kidnapuar në muajin gusht.

Pengjet janë identifikuar si Kevin King dhe Timothy Weekes, të cilët janë marrë peng afër Universitetit amerikan Afganistanit në Kabul, ku kanë punuar si mësues, transmeton REL.

Në videon e dërguar mediave më 11 janar, Weekes thotë se ai është filmuar më 1 janar.

Duke iu drejtuar presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili e fillon mandatin presidencial më 20 janar, Weekes gjithashtu ka thënë se talibanët duan që të burgosurit që mbahen në fushën ajrore Bagram në veri të Kabulit dhe të burgosurit e Charkhi në periferi të kryeqytetit të shkëmbehen me ata.

“Nëse ata nuk shkëmbehen me ne, atëherë ne do të vritemi”, ka thënë ai.

Në muajin shtator, zyrtarët amerikanë kanë thënë se forcat e SHBA-së kanë kryer një bastisje në përpjekje për të shpëtuar dy pengjet civile, por ata nuk kanë qenë në lokacionin e bastisur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button