Kosovë, rezultatet e PISA-s detyrojnë MASHT-in të shpenzojë mijëra euro

Rezultatet e fundit të PISAS, që renditën nxënësit kosovarë, në fundin e tabelës, si duket e ka detyruar Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, që të planifikoj reforma në arsim, me para të buxhetit të shtetit, shkruan Express, përcjell Portalb.mk.

Në buxhetin për vitin 2017, thuhet se 20 mijë euro janë planifikuar të merren hua nga Banka Botërore, për reformat në arsim, shkruan Indeksonline.

Mirëpo ky nuk është projekti i vetëm që MASHT, ka planifikuar për vitin 2017. Listës së projekteve, i shtohen edhe investimet për rregullimin e institucioneve shkollore.

Për renovimin e shkollës fillore “Ibrahim Banushi” Kleqk, Lipjan, nga buxheti i shtetit Ministria ka planifikuar të shpenzoj 80 mijë euro.

100 mijë euro do të shpenzohen edhe për ndërtimin e shkollës se mesme ulet ne Busavate-Kamenice. Shumë e njejtë parash është paraparë të shpenzohet edhe për ndertimin e shkolles fillore – Turicevc.

50,000 euro janë planifikuar të shpenzohen për projektet në arsimin e lartë.

Për investime tjera në arsim të lartë dhe shkencë, do të shpenzohen 150,000 euro. 100 mijë euro do të shpenzohen vetëm për teknologji informative.

Ndërtimi i shkollave në Prizren, Podujevë, e Mitrovicë janë disa prej projekteve tjera të cilat figurojnë në listën e projekteve kapitale të MASHT-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button