Haradinaj, sot para gjyqit në Francë

Kërkesa e plotësuar për ekstradimin e Ramush Haradinajt do t’i dërgohet sot Francës, ka thënë ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq, duke shtuar që Serbia e kërkon Haradinajn për “Krime lufte ndaj popullatës civile gjatë vitit 1999”, akuza këto për të cilat Haradinajt, thotë ajo, nuk është gjykuar në Hagë, shkruan Express, përcjell Portalb.mk.

Në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, e cila të martën i është dërguar Francës, është paralajmëruar se do të ketë fakte shtesë, të cilat para se gjithash kanë të bëjnë me urdhëresën për zgjerimin e hetimeve kundër Haradinajt me fakte të cilat janë mbledhur, ka thënë Kuburoviq.

Haradinaj pritet sot të dalë para gjyqtarit francez në qytetin Colmar të Francës, ku do të mësohet nëse do të lirohet apo do të vazhdojnë procedurat e mëtutjeshme për ekstradim në Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button