Ndërroi jetë Ramiz Kelmendi, klasiku modern i letrave shqipe

Bota e letrave shqipe ka humbur penën e mprehtë, kultura njeriun që i dha një tjetër imazh asaj, gazetaria njërin nga personalitetet e shquara të saj, shkruan sot Koha.net, përcjell Portalb.mk.

Të mërkurën në mbrëmje vdiq shkrimtari e publicisti Ramiz Kelmendi. Ai ishte 86 vjeç. I cilësuar, ndër të tjera, si klasiku modern i letrave shqipe, Kelmendi jo një herë kishte thënë se shkruante për jetën. E një jetë të tërë ia kushtoi shkrimit, duke lënë një sërë veprash autoriale letrare në zhanre të ndryshme, shkrimesh gazetareske e përkthimesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button