Komisioni i Senatit të SHBA-së e mbështeti anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Komisioni për punë të jashtme i Senatit amerikan mbrëmë miratoi rezolutë me të cilën mbështetet anëtarësimi i Malit të Zi në NATO.

Siç njofton TASS, kjo është rezoluta e dytë e këtillë e mbështetur nga Komisioni senator për punë të jashtme, pas asaj nga viti i kaluar, për të cilën deri në fund të vitit 2016 Senati nuk u prononcua.

Kryetari i Komisionit, senatori republikan Bob Korker, pas votimit, shprehi kënaqësi që ky trup senator sërish i mbështeti aspiratat e Malit të Zi për anëtarësim në NATO dhe shfaqi shpresë se kësaj radhe Rezoluta do të aprovohet edhe nga Senati.

Në pajtueshmëri me legjislacionin amerikan, marrëveshjet për pranim të anëtareve të reja në NATO duhet të mbështeten nga të paktën dy e treta e anëtarëve të Senatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP