Sela: Shqiptarët nuk janë të interesuar për krizë

Zaev u vonua. Ali Ahmeti bën mirë që nuk e lenë rahat Zaevin. Unë asnjëherë nuk kam besuar se maqedonasit janë zemërgjerë. Unë besojë në partitë politike shqiptare. Kështu është shprehur kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, në intervistën e tij për televizionin 21, transmeton Portalb.

Ai veçon se shqiptarët nuk janë të interesuar për krizë etnike dhe se nuk duhet të marrin fajin e atyre që na mbajnë të nënshtruar e të shtypur.

“Si pasojë e këtyre krizave shqiptarët kanë lëshuar vendin. Mjaftë më! Çdo here kur ka ardhur koha të zgjidhen problemet e shqiptarëve prodhohen kriza”, tha Sela.

Ai kujton se Gruevski duhet të del dhe të kërkojë falje publik duke shtuar se gjuha shqipe është e barabartë me gjuhën maqedonase.

“Qeveria që do të vjen tani, do të duhet të bëjë edhe një ligj se kush me kë duhet të hyjë në Qeveri”, ka shtuar më tutje Sela.

Sela mendon se një Qeveri ideale do të ishte një Qeveri e zgjeruar që në afat prej dy vjetëve do të bënte ndryshimet kushtetuese dhe voton ligjin për gjuhën.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button