Moti sot në Maqedoni

Moti në mëngjes në Maqedoni do të jetë shumë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell e me rritje të temperaturave të ditës.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus 20 deri në minus nëntë gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë nga minus katër deri në minus pesë gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me erë të dobët perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 18, ndërsa e ditës do të arrijë deri në minus dy gradë Celsius.

Rritje të konsiderueshme të temperaturës do të ketë nga e premtja kur do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat maksimale kudo do të jenë pozitive. Valë të re të të ftohtit do të ketë nga e premtja nga fundi i ditës dhe të shtunën kur në vendet më të larta dhe nëpër male do të ketë reshje të dëborës, ndërsa në vendet më të ulëta reshje të dëborës dhe shiut. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore ku do të vijë deri në rritje të shtresës së dëborës. Përgjatë luginës së vardarit, në pjesët jugore dhe në vendet më të ulëta do të ketë ulje të shtresës së dëborës.

Të dielën pritet stabilizim kalimtar, ndërsa nga e hëna do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të dëborës me intensitet të ndryshueshëm. Temperatura e ditës do të jetë rreth zero gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP