William Walker: Nuk dua të vdes pa e parë Kosovën siç kam dëshiruar

Ish-ambasadori i OSBE-së William Walker, ka thënë se ka pritur më shumë që Kosova të shkojë në drejtimin e duhur.

“Kam qenë këtu në Kosovë kur është shpallur pavarësia, mirëpo pritjet kanë qenë shumë të larta. Pritjet kanë qenë të larta, mirëpo ende ekziston shpresa për të shkuar Kosova në rrugën e duhur.

Ndërsa sa i përketë fushës së ekonomisë dhe mirëqenies Walker në një ligjëratë në kolegjin AAB ka thënë “Do të isha i befasuar sikur ju studentët pas diplomimit do t’iu pret puna me një pagë të lartë”, u shpreh Walker.

“Unë nuk dua të vdes pa e parë Kosovën ashtu siç kam dëshiruar”, ka shtuar Walker në ligjëratën e mbajtur.

Ky kolegj ndau për William Walker,  Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP