Francë: Seanca për Ramush Haradinajn fillon nesër në ora 11:00

Ramush Haradinaj nesër (e enjte) pritet të dalë para trupit gjykues francez, që javën që shkoi e ndaloi kreun e AAK-së në paraburgim, një ditë pasi u arrestua në Francë në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.Lajmi.net merr vesh që seanca për Haradinajn do të fillojë në orën 11, në Gjykatën e Apelit në qytetin Colmar të Francës.

Sipas mbrojtjes së Haradinajt, ish kryeministri pritet që nesër të lirohet me kusht, deri në përfundimin e procedurës dhe dhënies së vendimit përfundimtar.

Në anën tjetër, Serbia ka paralajmëruar për nesër dorëzimin e kërkesës për ekstradim për Haradinajn. Kjo kërkesë tashmë është e plotësuar, pasi që Ministria serbe e Drejtësisë dje kishte dorëzuar kërkesën e parë.

Sipas autoriteteve serbe, Francës i është dorëzuar komplet dokumentacioni me aktakuzën e ngritur, aktakuzë kjo që sipas Beogradit zyrtar, nuk ka të bëjë me pretendimet për të cilat Haradinaj është gjykuar dy herë nga Tribunali i Hagës.

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq, ka thënë se për Haradinajn aktakuza është për “krimet e pretenduara” në vitin 1999 e jo 1998.

Ndryshe, një Gjykatë e Apelit e la në paraburgim, të enjten që shkoi, ish-kryeministrin e Kosovës që u arrestua në aeroportin e Bazelit, shkaku i një urdhërarresti që Serbia e ka lëshuar  në vitin 2004.

E njëjta gjykatë i dha Serbisë afat kohor që të deponojë prova ndaj kreut të AAK-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP