Tramp: Nuk ka nevojë për reforma të mediave, nevojiten vetëm persona me kompas moral

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, në konferencën e sotme për shtyp refuzoi që të përgjigjet në pyetjen e gazetarit të CNN për paraqitjen e dokumenteve të besueshme  të publikuara në media. Tramp disa herë dokumentet i ka theksuar si të rreme.

“Nuk rekomandoj reforma në sistemin gazetaresk, vetëm persona, të cilët kanë kompas moral”, theksoi Tramp në pyetjen për reforma në media.

Në pyetjen nëse vazhdon me kritikat e përhershme është e mundur që t’i dobësojë shërbimet e inteligjencës, ai theksoi:

“Agjencitë e inteligjencës janë kruciale, shumë, shumë të rëndësishme. Do të vendosim atje persona fantastikë”, theksoi Tramp, duke potencuar se për 90 ditë do të ketë raport për hakimin me qëllim që të ndërpritet fenomeni i këtillë i ri.

Ai është pyetur nëse mund të thotë nëse gjatë fushatës me të vërtetë nuk ka pasur kontakt me Rusinë dhe cili është mesazhi i tij deri te Putini.

“Nuk ka nevojë. Rusia do të ketë respekt akoma më të madh për vendin tonë kur unë do ta udhëheq, sesa derisa këtë e kanë bërë të tjerët. Duhet të mendojmë diçka, nuk është vetëm Rusia, 22 milionë urdhëresa janë hakuar në këtë vend, e ajo është kështu sepse nuk kemi mbrojtje, theksoi Tramp, duke shtuar se Kina “ekonomikisht tërësisht e shfrytëzon SHBA-në”.

Si konkluzion nga konferenca për shtyp, Tramp përsëriti se menaxhimin me kompaninë ia lë djemve të tij dhe se shpreson se do të bëjë punë të mirë në tetë vitet e ardhshme, ndërsa në të kundërtën do të duhet t’u japë dorëheqje.

Inaugurimi i Trampit do të jetë më 20 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button