Qeveria, VMRO s’ka ftuar ende BDI-në në bisedime

Në ditën e katërt pas mandatimit të Gruevskit  për formimin e Qeverisë së re, partitë zyrtarisht nuk kanë nisur bisedimet. VMRO-DPMNE një ditë më parë njoftoi se partia e Ahmetit do të jetë e para me të cilën do të fillojnë negociatat por pa saktësuar se kur, raporton Alsat-M.

Nga BDI-ja përsëritën qëndrimin se janë duke analizuar të gjitha opsionet kurse në rast të dështimit të tyre, ekziston edhe mundësia për zgjedhje të reja.

Nga VMRO-DPMNE konfirmuan se edhe në partitë më të vogla të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” ka pakënaqësi të mëdha rreth platformës së përbashkët të partive shqiptare dhe nuk do të heqin dorë nga platforma e tyre zgjedhore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button