Nëse arrijnë marrëveshje, as Kushtetuta nuk i pengon partitë që t’i zhvendosin zgjedhjet lokale

Sipas ndryshimeve në Kodin zgjedhor nga janari i vitit 2014-të, zgjedhjet lokale në Maqedoni, në vend që në gjysmën e dytë të muajit mars, mbahen në gjysmën e parë të muajit maj, por edhe ky përcaktim kalendarik mund të pësoj ndryshime sepse çështjet rreth zgjedhjeve lokale nuk janë tërësisht të rregulluara me Kushtetutë, por me ligj të cilin e miraton Parlamenti, transmeton Meta.mk.

Për shkak të rezultateve të ngushtë të 11 dhjetorit vitin e kaluar, që nuk mundësojnë formimin e shumicës stabile parlamentare dhe e sjellin në pikëpyetje përbërjen e qeverisë së re, është e sigurt se këtë vit do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nëse është kështu, atëherë mund të ndodhin tre skenarë:

  • Zgjedhjet parlamentar të organizohen bashkë me ato lokale, të cilat sipas nenit 16, paragrafin 1 nga Kodi zgjedhor, duhet të mbahen në maj
  • Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare herët në pranverë ose pas atyre lokale, në verë apo vjeshtë;
  • Mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare bashkë, në datë të cilën do ta arrijnë partitë, e që nuk është patjetër të jetë gjysma e parë e muajit maj.

Për organizimin e cilitdo skenar, zgjedhjet duhet t’i caktoj kryetari i Kuvendit, i cili edhe pas dy javëve nga konstituimi i përbërjes së re parlamentare, nuk është emëruar.

Nëse partitë vendosin për skenarin e fundit, Kushtetuta nuk i pengon që t’i bëjnë ndryshimet e domosdoshme në Kodin zgjedhor dhe të bëjnë zhvendosjen e zgjedhjeve lokale.

Nuk përjashtohet mundësia ndryshimet e këtilla të sillen de të vlejnë vetëm për rastin konkret dhe të sillen vetëm për këto zgjedhje.

Një presedencë e këtillë u bë para zgjedhjeve lokale të vitit 2013, kur disa javë para zgjedhjeve u bënë ndryshimet në Kodin zgjedhor për shkak të vazhdimit të afateve për regjistrimin e kandidatëve.

Ndryshe, pas dëbimit me dhunë të anëtarëve të opozitës dhe mediave nga salla e Kuvendit gjatë debatit për buxhetin më 24 dhjetor 2012, LSDM filloi me bojkotimin e Parlamentit ndërsa më 2 janar 2013 partia njoftoi se do t’i bojkotoj zgjedhjet lokale nëse nuk u pranohen disa kërkesa.

Zgjedhjet u shpallën më 11 janar, bojkoti i LSDM ndaj zgjedhjeve lokale mbaroi më 1 mars kur BE ndërmjetësoi për arritjen e marrëveshjes mes liderëve të VMRO DPMNE dhe LSDM, Nikolla Gruevski dhe Branko Cërvenkovski ndërsa ditën e ardhshëm Kuvendi në seancë urgjente vazhdoi afatin për regjistrimin e kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet deri më 8 mars për t’u mundësuar partive opozitare të regjistrohen.

Profesori universitar Jove Kekenovski për “Meta” thotë se nuk ka nevojë nga zhvendosja e zgjedhjeve lokale dhe se bashkë me to në maj duhet të mbahen edhe zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare pasi kështu e imponon situata e ardhshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button