Macet e zeza, ja arsye pse konsiderohen “simbol i së keqes”

Dikur macet e zeza ishin qenie të përkëdhelura dhe të adhuruara, por megjithatë u shndërruan në “simbol të së keqes”… Tre mijë vjet para epokës sonë, në kohën e Egjiptit të vjetër, macet kanë qenë më të respektuara nga të gjitha kafshët, derisa vrasja e tyre dënohej me vdekje. Mirëpo, kthesë e madhe u paraqit në mesjetë në Evropë, kur filloi histeria mbi shtrigat. Në atë kohë, për macet e rrugëve shpesh janë kujdesur dhe i kanë ushqyer zonjat e vjetra të varfëra, të cilat më vonë janë akuzuar se janë shtriga. Kështu edhe macet e tyre, prej të cilave disa ishin të zeza, janë konsideruar fajtore për shtrigëri.

Besimi për këtë posaçërisht u popullarizua kur një tregim për babanë dhe të birin nga Lincolnshire më 1560 filloi të përhapet me shpejtësi shpërthyese. Ata të dy supozohej se kanë udhëtuar një natë, kur një mace e zezë iu ka prerë rrugën. Ata më pas morën gurë dhe e gjuajtën atë derisa kafsha e lënduar iku në shtëpinë e një gruaje, për të cilën dyshohej se ishte shtrigë.

Të nesërmen, babai dhe i biri e takuan gruan e njejtë dhe vunë re se ajo ishte duke çaluar dhe kishte plotë mavijosje, gjë që “nuk ishte e rastësishme”. Prej asaj dite në Lincolnshire besohej se shtrigat natën shndërrohen në mace të zeza në mënyrë që të lëvizin rrugëve.

Ky u bë një prej besimeve kyçe në gjuetinë ndaj shtrigave në Salemin amerikan. Madje edhe sot, gjatë festave të natës së shtrigave edhe macet e zeza shpesh janë motive përcjellëse.

Kështu, kafsha të cilën dikur njerëzimi e ka adhuruar, u shndërrua në simbol të së keqës në shumë pjesë të botës.

Skocezët besojnë se ardhja e maces para shtëpisë do të thotë prosperitet, derisa piratët në shekullin e 19 kanë besuar se është keq nëse macja vjen drejt jush dhe është mirë nëse ajo shkon nga ju./gazetametro.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button