Në Alepo është zbuluar depo me substanca kimike

Qeveria siriane zbuloi depo me substanca kimike në lagjen e vjetër të Alepos, njoftoi agjencia siriane e lajmeve SANA.

Kjo pjesë e qytetit ishte nën kontroll të terroristëve. Mes substancave të gjetura ka edhe sulfur dhe klor, që terroristët i kanë shfrytëzuar për prodhimin e eksplozivëve.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov paralajmëroi se terroristët shfrytëzojnë armë kimike në pjesën lindore të Alepos, ndërsa në disa sulme u lënduan dhjetëra njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP