Sinadinovski mbron deputetin e BDI-së, Manojalovskin: Nuk është maqedonas i “shkretë” por shqiptar

Profesori Branisllav Sinadinovski, njëherësh edhe nismëtar i themelimit të Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoks në Maqedoni ka reaguar ndaj gazetarit maqedonas Aleksandar Çumovski, për ofendimet që iu drejtuan deputetit të BDI-së Branko Manojlovskit, duke e quajtur atë “maqedonas te shkretë”, në emisionin e mbrëmshëm në TV Telma.

“Me rastin e deklaratës publike të gazetarit Aleksandar Çumovski në emisionin e mbrëmshëm “TOP TEMA” dhe fjalët e tij të thëna pa asnjë arsye se “Ali Ahmeti për deputet ka kandiduar ndonjë maqedonas të shkretë”, si njeri, si qytetar, si autor i 7 librave në gjuhën shqipe dhe angleze për Shqiptarët ortodoks në Maqedoni dhe në Ballkan dhe para së gjithash si nismëtar i themelimit të Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoks në Maqedoni, protestoj kundër deklaratës nacionaliste dhe shoviniste të Çumovskit, pasi që deputeti Branko Manojalovski nuk është as “ndonjë i shkretë” e as “maqedonas”, por një biznesmen me nënshtetësi maqedonase dhe amerikane.” Thuhet në reagimin e Sinadinovskit.

Ai më tej shton se Branko Manojalovski është shqiptar ortodoks, i lindur ne Rekë të epërme dhe është ndër të parët shqiptar i cili e ngriti zërin për ekzistimin e një numri të madh të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni.

Sinadinovski që Çumovski të largohet nga ekrani i televizioni Telma, si dhe për të të ngrihet padi për keqpërdorim të detyrës së gazetarit dhe fyerje të rëndë ndaj deputetit Branko Manojalovski, e cila paraqet edhe ofendim për tërë Bashkësinë Fetare të Shqiptarëve Ortodoks në Maqedoni dhe më gjerë.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të Akad.Prof.Dr.Branislav Sinadinovski.

reagim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button