Klinika e syve fitoi aparat më modern për FAKO kirurgji në Maqedoni

Aparati më modern për FAKO intervenime është vendosur në funksion të Klinikës Universitare për sëmundje të syve. Aparat të tillë kanë vetëm disa vende dhe është i vetmi në rajon.

Aparati, i cili është blerë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, është në vlerë prej pesë milionë euro dhe me të veçmë janë bërë tetë intervenime.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov sot e vizitoi Klinikën e syve, pas çka deklaroi se me aparatin do të mundësohet ulje e rreziqeve  dhe rritje e efikasitetit të intervenimeve, si dhe rritje e numrit të intervenimeve të cilat mund të bëhen edhe atë institucion të shëndetit publik.

Krahas të dy aparateve të cilat i ka, theksoi ky do të jetë i treti, që do të thotë se rritet edhe numri i aparateve të Klinikës. Sipas tij, ajo që është më me rëndësi është se fitohet aparat më bashkëkohor.

Theksoi se në takimin me drejtorin dhe ekipin e Klinikës janë dakorduar prej 2.500 numri i intervenimeve të rritet në 4.700. Kjo gjithashtu, do të mundësohet si rezultat i aparatit të sapoblerë dhe organizimin e ri i cili u dakordua të bëhet në Klinikë.

Drejtori i Klinikës për sëmundje të syve, Iljaz Ismaili tha se aparati është teknologjia më e re, i cili është prezantuar nga fundi i vitit 2015 në Barcelonë dhe nga viti i kaluar vetëm disa vende e kanë.

Shtoi se të gjithë njerëzit pas vitit të 40-të duhet të bëjnë kontroll te specialisti i syve./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button