Zbulohet një varr masiv në Burundi me mbi 1.000 trupa të vrarë

Banorët e Rusakas në shtetin afrikan Burundi, kanë zbuluar një varr masiv në të cilën gjenden mbetjet të mbi 1000 personave të varrë, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Rusakës, Jean Marie Nyakarerëa tha për AA se banorët kishin zbuluar varrin të martën në një lokacion ku ishte paraparë ndërtimi i një qendre trajnimi, për të shtuar se ka qenë e pamundur të përcaktohet numri i saktë, aq më pak të identifikohen trupat e pajetë.

Kryetari i Komisionit Kombëtar për të Vërtetën dhe Pajtimin, Jean-Louis Nahimana, u tha të mërkurën gazetarëve se institucioni i tij do të vizitoj lokacionin ku ndodhet varri masiv për të marrë më shumë informacione.

Banorët lokalë thonë se varri në fjalë daton nga viti 1972, atëherë kur shpërtheu një konflikt i përmasave të mëdha mes fiseve Hutus dhe Tutsis, dy grupet më të mëdha etnike në Burundi.

Në vitin 1972, dhuna etnike çoi në vdekjen të më shumë se 200.000 njerëzve, gjatë një periudhe prej tre muajsh.

Viktimat ishin kryesisht anëtarë të shumicës Hutu. Dhuna arriti një kulmiancion tjetër në tetor të vitit 1993 pas vrasjes së presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Melchior Ndadaye, pjesëtar i fisit Hutu. Dhuna çoi në vdekjen të mbi 300.000 njerëzve.

Gjatë 50 viteve të pavarësisë së Burundit, në përleshjet mes dy fiseve kryesore jetën e kanë humbur mbi 500.000 persona nga fisi Hutus dhe 100.000 nga Tutsi, flasin të dhënat e Asociacionit për Luftim të Gjenocidit.
Në Ruandën fqinje në vitin 1994 u vranë mbi 800.000 njerëz, në gjenocidin kundër popullsisë tutsi nga ektremistët Hutu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button