Britania, 1.000 paundë për punësimin e punëtorëve nga BE-ja

Qeveria britanike është duke shqyrtuar mundësinë e vendosjes së pagesës së shumës prej 1.000 paundë (rreth 1.155 euro) në vit punëdhënësve për çdo punonjës të kualifikuar nga Bashkimi Evropian, pasi që Britania e Madhe të braktisë bllokun evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri britanik për Migracion, Robert Goodwill të mërkurën para Komitetit të Dhomës së Lordëve tha se është propozuar diçka që është e zbatueshme për punëtorët e BE-së.

Britania tashmë ka aprovuar pagesën e tillë për punëtorët që vijnë nga vendet jashtë BE-së dhe ajo hyn në fuqi në prill të këtij viti.

Momentalisht, qytetarët e 27 vendeve anëtare të BE-së kanë të drejtë të jetojnë dhe punojnë në Britani të Madhe pa kurrfarë taksash.

Megjithatë, liria e lëvizjes me siguri do të përfundojë kur Britania të braktisë Unionin. Goodwill shtoi se me siguri programi ekzistues do të mundësojë që fermerët të vijnë në Britani dhe të punojnë në kontrata afatshkurte sezonale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button