Shovinizmi i Gruevskit dhe fati i Maqedonisë

Protesta e partisë më të madhe në Maqedoni menjëherë pas mbarimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentarë, para KSHZ-së dhanë një mesazh të qartë se cilën rrugë ndjek Gruevski dhe partia e tij nacionaliste dhe konservatore, jam i sigurt se asnjëri prej nesh nuk është habitur nga fjalori anti-shqiptarë i Gruevskit dhe brohoritjeve të militantëve partiak që kërkonin vdekje për Shqiptarët. Pas këtyre ngjarjeve u krijua një kontekst që të hapet debat se a duhet partitë Shqiptare të bëjnë koalicion me partin e Nikolla Gruevskit, në debatet që u zhvilluan në kanalet dhe në rrjetet sociale dëgjuam dhe lexuam se assesi nuk duhet që asnjëra parti politike shqiptare të bëjë koalicion me Nikolla Gruevskin dhe VMRO-në, pas gjithë atij fjalorit nacionalist, anti-shqiptarë gjatë fushatës ku edhe kërkoj 62 deputet që të mos kushtëzohet nga Shqiptarët veçanërisht nga BDI,gjithashtu nuk ka histori të mirë edhe gjatë qeverisjes së mëparshme që  shkaktoj shumë dhimbje dhe shqetësime Shqiptarëve të Maqedonisë. Gruevski shkoi aq larg sa edhe haptas foli kundër perëndimorëve dhe ShBA-ve, ku akuzoi edhe liderin e opozitës më të madhe maqedonase atë të LSDM, Zoran Zaev si agjent i perëndimorëve. Ndërsa lideri i opozitës Zaev, ju përgjigj Nikolla Gruevskit se me këtë fjalor po rrënon imazhin e Maqedonisë përpara faktorit ndërkombëtar. Pas gjithë këtyre apeleve dhe insistimit që mos të ketë koalicion me Gruevskin dhe partin e tij se nëse koaliconohet me atë do ta shpëtojmë nga burgu. A është e mundur të ndodhë “pranvera arabe”? Me ketë Gruevskin e vë në rolin e Sadamit dhe Asadit. Por si të gjithë nacionalizmat tjer edhe ky i Gruevskit rrënjët i ka tek frika, frika e humbjes së shtetit, nacionalizmi është produkt i frikës për humbjen e shtetit.

Por tani lind pyeta se këto ngjarje cilit nacionalitet i konvenojnë më shumë shqiptarëve apo maqedonasve, më keqja është se këtë herë nuk jemi të ndarë por jemi bashkë jo në kuptimin se votuan Shqiptarët për LSDM-në por se këtë herë gjithë bashkë po shkojmë drejt humnerës ose drejt shpëtimit tani jemi një. Kësaj here kishte edhe risi përveç asaj që shqiptarët votuan për LSDM-në ishte edhe një risi tjetër pas zgjedhjeve BDI ftoi të gjithë partitë politike Shqiptare në Maqedoni që të përpilojnë një marrëveshje me kërkesat e tyre për pjesëmarrje në qeverinë e re të Maqedonisë, këtë thirrje nuk e pranoji L.Besa dhe PDSh, gjithsesi me insistimin e Tiranës zyrtare një marrëveshje e tillë u arrit me përjashtim të PDSh-së që nuk morri pjesë në atë takim. Pas atij takimi partitë politike shqiptare dulën me një qëndrim dhe kërkesa të përbashkëta për qeverisje.

Pas publikimit të kësaj marrëveshje nuk munguan as reagimet e personave të ndryshëm. LSDM tha se ende nuk kanë marr asnjë dokument në momentin që do të marrin do ta shqyrtojnë dhe do të dalin me një qëndrim, VMRO tha se nëse BDI insiston në pikat e asaj marrëveshje dhe nuk qeveris me ne po shkon me LSDM-në atëherë edhe ne në të ardhmen nuk do të vëmë asnjë kusht për qeverisje. Gjithashtu, Gruevski në intervistën për të përditshmen maqedonase “Dnevnik” zbuti paksa fjalorin e tij shovinist për të shpëtuar ndoshta vetën nga burgosja ku tha se Shqiptarëve nuk ju duhet gjuha Shqipe në Dellçev dhe Berov por ju duhen punësime, rroga dhe pensione më të larta.

Partitë politike shqiptare tani janë në një udhëkryq ku duhet të zgjedhin mes hapjes së fabrikave dhe punësimeve të reja ose barazia qytetare dhe gjuhën Shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë. Me cilën do të shkojnë shqiptarët apo do të vendosin që të ketë zgjedhje të reja dhe a duhet të ju kërkohet garanci këtyre partive politike për mbajtjen e premtimeve ndryshe nuk kemi si të ju besojmë ku me asnjërën ose tjetrën nuk kemi histori të mirë. Cilën rrugë do ta zgjedhin Shqiptarët mbetet të shihet. A do ta zvarrisin Gruevskin apo do ta bëjnë kryeministër mbetet të shihet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button