Çfarë ka bërë çifti Obama për Rita Orën, e cila do t’u jetë gjithmonë mirënjohëse

Teksa presidenti amerikan, Barack Obama bën gati valixhet për t’u larguar nga Shtëpia e Bardhë, këngëtarja shqiptare i shpreh mirënjohjen. Rita Ora i ka kushtuar një status Barack Obama-s dhe bashkëshortes së tij Michele, menjëherë pas fjalimit të fundit të tij si president.

Këngëtarja nga Kosova ka treguar se nuk do ta harrojë kurrë atë që ata kanë bërë për të, ndërsa i ka falenderuar përzemërsisht.

“Nuk do të harroj kurrë se sa të ëmbla ishin fjalët tuaja pas performancës sime  për ju në Shtëpinë e Bardhë. Faleminderit për gjithçka që keni bërë. Legjenda”, ka shkruar Rita në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button