Policia italiane dhe gjermane shkatërruan një rrjet ilegal për transport të migrantëve

Policia italiane dhe gjermane shkatërruan një rrjet tejkufitar, përmes të cilit realizohej transport ilegal i emigrantëve në BE përmes rutës ballkanike, njofton DPA, duke iu referuar policisë nga qyteti italian Ankona.

Rrjeti ka qenë i përbërë nga pakistanezë, thekson policia italiane.

Hollësitë do të kumtohen në konferencë të ardhshme shtypi.

Operacioni i përbashkët ishte i koordinuar nga ana e prokurorëve italianë nga Drejtoria për luftë me mafian dhe nga prokuroria shtetërore në qytetin bavarian Hof./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button