Shënohet viktima e tretë nga virusi i gripit në Shqipëri

Në Shqipëri një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e virusit të gripit, duke e rritur në 3 numrin e personave që kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi, raporton Anadolu Agency (AA).

Një i moshuar ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pas problemeve të shfaqura me virusin e gripit, sipas informacioneve nga ky ky spital. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë nuk ka publikuar të dhëna rreth identitetit të të moshuarit.

Me një urdhër të ministrit shqiptar të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, çerdhet, kopshtet, institucionet e arsimit parauniversitar dhe universitar do të qëndrojnë të mbyllura deri më 14 janar të këtij viti, për shkak të virusit të gripit.

Ndërsa sot në dy ngjarje aksidentale kanë humbur jetën dy persona, ku një fëmijë 12 vjeç është mbytur në liqenin e Kasharit në periferi të Tiranës. Ndërkohë një 40 vjeçar me inicialet XH.H, duke tentuar të qëndrojë sipër akullit në një liqen ka humbur jetën në Fier.

Kujtojmë se deri tani gjatë janarit kanë humbur jetën 4 persona nga moti i ftohtë, ndërsa policia është duke hetuar edhe rrethanat e vdekjes së një personi që jetonte vetëm në Pogradec.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button