Norvegjia është vendi i parë që heq transmetimet në radio

Norvegjia është vendi i parë që do të heqë transmetimin analog radiofonik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të BBC, Norvegjia do të jetë vendi i parë që do ti japë fund transmetimeve analoge të FM radio. Sinjalet analoge do të mbyllen, ndërsa vendin e këtij transmetimi do ta marrë ai transmetimeve audi dixhitale (DAB).

Radiot lokale të cilat do të mund të kryejnë transmetim përmes DAB, do të kenë 5 vite kohë për kryerjen e ndryshimeve të nevojshme.

Në kalimin në transmetimin DAB do të ndikohen 7.9 milionë përdorues. Edhe pse radiot dixhitale nuk kanë kosto aq të lartë sa ato FM.

Sipas një ankete të realizuar nga gazeta norvegjeze Dagbladet, thuhet se qytetarët e këtij vendi e shikojnë si të nxituar vendimin e shtetit për këtë ndryshim. Ndërsa Svein Larsen, një pjesëtar i shoqatës së radiove në vend thotë: “Norvegjia ende nuk është gati për një ndryshim të tillë. Në shtëpi, klube dhe anije ka miliona radio dhe këto tashmë nuk do të punojnë më. Vetëm në 25 për qind të makinave që përdorin norvegjezët ka radio dixhitale ose marrës dixhital.”

Sinjali dixhital krahas cilësisë dhe gjithëpërfshirjes pritet të jetë më pak i kushtueshëm, por mbyllja e radiove të thjeshta thuhet se do të ndikojë më shumë tek të moshuarit dhe përdoruesit e motoçikletave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button