Ku ishte Sasha Obama gjatë fjalimit të lamtumirës të babait të saj

Megjithëse mijëra njerëz ndoqën fjalimin e presidentit Barack Obama në Chicago mbrëmjen e kaluar, një person ra në sy që mungonte në turmë: vajza e tij e vogël, Sasha Obama. Menjëherë pasi presidenti filloi të bënte falënderimet e tij prekëse, u vu re që Sasha mungonte në event sepse nuk ishte ulur me të ëmën, zonjën e parë Michelle Obama dhe motrën e madhe, Malia Obama, me grupin e madh të njerëzve. Në atë kohë, WheresSasha filloi të përhapet në Twitter, njofton revista Class.

Ndërsa prindërit e saj ende nuk kanë bërë një njoftim zyrtar për këtë, gazetari i CBS News, Mark Knoller ka shkruar që një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar që Sasha nuk mund ta ndiqte eventin sepse kishte një provim në shkollë të mërkurën në Washington DC dhe po të fluturonte për në Chicago do të kthehej aq vonë në shtëpi sa nuk do kishte më kuptim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP