Si ta krijoni lidhjen që gjithmonë keni dashur?

Për të marrë atë që doni nga lidhja, së pari duhet të dini se çfarë doni. Dhe është gjë e lehtë të mendohet se jeta po na ndodh të gjithëve. Dhe në një farë mënyre, pa tjetër, që është ashtu-nuk mund t’i kontrollojmë shumë aspekte të jetës sonë. Por zgjedhjet që i bëjmë për partnerin tonë në fillim janë të rëndësishme: Nëse i lejoni shumë gjëra të vogla në fillim, gjasat që ato “gjëra të vogla” të kthehen në të mëdha më tutje janë të mëdha.

Me siguri që jeni gati ta çoni lidhjen tuaj një hap më tutje, por nuk dini se si ta filloni bisedën për të ardhmen. Pa marrë parasysh se çfarë kërkoni, sapo ta gjeni atë, ju jeni vetëm një hap larg hyjnisë së lidhjeve. Ja pesë gjëra të cilat duhet t’i keni parasysh nëse doni ta merrni atë që doni nga lidhja juaj.

1.Zbuloni se çfarë doni Nëse nuk jeni në lidhje, rekomandohet që të uleni dhe të krijoni një listë të gjërave që i doni në lidhjen e ardhshme. Nuk është kjo një listë me urdhëra, përkundrazi, është një list me ëndërra. Gjatë takimeve, mund ta mbani këtë listë në mendjen tuaj. Ndoshta partneri i ardhshëm nuk do t’i posedojë të gjitha kualitetet e shkruara në atë listë, por kjo nuk është e gjithë poenta. Poenta e kësaj është të dini se çfarë doni. Që aty, do të jetë shumë më lehtë ta kuptoni se nëse dikush është i duhur për ju-dhe të vazhdoni së kërkuari deri sa ta gjeni atë që ju përshtatet.

2.Fokusohuni Nëse jeni tanimë në lidhje, akoma mund ta praktikoni këtë gjë. Nuk është kjo një shansë për të qenë negative – për shembull, nëse partneri juaj është me të vërtetë në humor të keq në mëngjes, të shkruarit e një mesazhi si “Nga dikush i cili nuk është në humor të keq në mëngjes” me siguri nuk do t’ju dërgojë shumë larg, por është me rëndësi të potencuarit se çfarë doni. Nëse doni më shumë harmoni, shkruajeni këtë në listë. Atëherë e dini se për çfarë po punoni – dhe do të jeni më afër asaj për të cilën po punoni.

3.Jini të sinqertë Nëse nuk jeni në lidhje, sinqeriteti është mu këtu: Sapo të zbuloni se çfarë doni nga një lidhje, është më mirë të jeni të sinqertë për njerëzit me të cilët po kaloni kohë. Nëse jeni me një person i cili nuk është aspak tipi juaj por është thjesht një njeri me të cilin ia kaloni mirë kjo nuk do t’ju çojë askund. Sinqeriteti është çelësi i asaj që kërkoni nga një lidhje.

4.Komunikoni me partnerin tuaj Nëse jeni në lidhje, flisni me partnerin për atë se çfarë doni dhe për çfarë keni nevojë. Me të vërtetë, kjo është mënyra më e shpejtë për ta marrë atë që doni, çdo herë! Qoftë ajo se doni të kaloni më shumë apo më pak kohë me partnerint uaj, doni ndonjë gjë specifike, ose thjesht doni t’i thoni se çfarë keni në mendje, hapeni gojën. Nëse kjo gjë është e mundur për tu arritur dhe jeni me një partner i cili ju mbështet, që ty do ta gjeni një mënyrë për ta mbajtur lidhjen gjallë – së bashku!

5.Jeni një ekip Për të marrë atë që dëshironi nga lidhja, është me rëndësi të mbani mend se ju të dy jeni një ekip. Nëse jeni në lidhje, është gjë e mençur të mundoheni t’ia kaloni mirë me të. Konfliktet ndodhin atëherë kur njëri nga partnerët e sheh tjetrin si opozitë, në vend që t’i shohin gjërat ashtu siç janë. Nëse jeni me dikë të cilin me të vërtetë e doni dhe jeni të lumtur, ju po e krijoni lidhjen që e doni. Natyrisht, mund të ketë mosmarrëveshje ndonjëherë, por në përgjithësi, juve jeni shumë më para në këtë gjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button