BFI me kërkesë deri te Ambasada e Francës: Të lirohet Ramush Haradinaj

“Duke marrë parasysh se Bashkësia Islame në RM është Institucion që gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë e angazhuar për paqe, mirëqenie dhe stabilitet gjithandej rajonit dhe më gjerë, aktin e arrestimit të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haredinaj, e konsideron si një provokim politik të shkaktuar nga politika gjenocidale e Serbisë me qëllim të shkaktimit të trazirave destabilizuese dhe të minimit të tërë atij projekti të bashkësisë ndërkombëtare për paqe dhe mirëqenie për Ballkanin”, reagojnë nga BFI e Maqedonisë.

Ata shtojnë se Ramush Haradinaj është një vlerë e pakontestueshme kombëtare, është një legjendë e gjallë e popullit shqiptar, i cili ka dhënë prova të fuqishme se është kundër të gjitha politikave dhe aksioneve okupatore të agresorit serb.

“Duke u rreshtuar në krahun e shteteve të NATO-s, si komandant i UÇK-së, ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb me çka është arritur një paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjerë. Gjykata Ndërkombëtare, Tribunali i Hagës, i pranuar edhe nga Shteti mik i shqiptarëve, Franca, ka dëshmuar se Ramush Haradinaj ka zhvilluar luftë të drejtë, konform rregullave të luftës dhe është liruar duke u shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat politike serbe. Sëkëndejmi, habit fakti se si policia franceze ka zbatuar një akuzë politike serbe duke e arrestuar Ramush Haradinajn. Sot, për lirimin e tij dhe në shenjë solidariteti me pastërtinë luftarake të Haradinajt, anekënd botës po organizohen protesta gjithëpopullore. Bashkësia Islame e Maqedonisë, i përkrah fuqishëm këto protesta dhe kërkon nga organet gjegjëse franceze që urgjentisht t’i shpallin të pavlefshme akuzat politike serbe dhe ta lirojnë birin e kombit shqiptar, Ramush Haradinajn”, shtojnë nga BFI.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP