Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër do ta mbajë Kuvendin e 2-të zgjedhor

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër do ta mbajë Kuvendin e 2-të Zgjedhor, kështu është vendosur në Mbledhjen e fundit të Kryesisë së RrBShZ-së.

Ftohen të gjithë anëtarët, por edhe të gjithë afaristët dhe biznesmenët shqiptarë në Zvicër që të marrin pjesë në Kuvendin Zgjedhor, ku do të zgjidhet kryesia e re e RrBShZ-së. Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër është organizata e vetme ekonomike e njohur institucionalisht në Zvicër, Kosovë dhe Shqipëri që ka për qëllim lidhjen dhe forcimin e bashkëpunimit midis bizneseve shqiptare në Diasporë me bizneset në Vendlindje.

Me themelimin e RrBShZ-së para tre viteve u vendosën themelet e urës lidhëse midis Diasporës dhe Vendlindjes në sferën ekonomike dhe tani do të vazhdohet në rritjen, forcimin e bashkëpunimit, investimeve, njohjes me njëri tjetrin. Punimet Kuvendi i 2-të Zgjedhor i RrBShZ-së do ti zhvilloje me 21 Janar 2017, në Bernë, në Hotel Bären, Bernstrasse 25.3072 Ostermundigen, me fillim në ora 14:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button