Këmbësorët të mos lëvizin me duar në xhepa dhe të mbajnë këpucë adekuate

Lëvizni nëpër trotuare gjithmonë kur është e mundur, nëse nuk është, shfrytëzojeni skajin e fundit të majtë të rrugës dhe ndiqni automjetet të cilat u vijnë nga ana e kundërt.

Mos e vraponi pas dritës së gjelbërt për këmbësorë ose autobusit, shmangni bartjen e çantave dhe sendeve tjera të cilat e prishin baraspeshën tuaj, asnjëherë mos lëvizini me duar në xhepa, gjithmonë kalojeni rrugën në vendkalimin për këmbësor. Kalimi jashtë vendkalimit për këmbësorë është tejet i rrezikshëm, posaçërisht në kushte të dukshmërisë së zvogëluar dhe kjo seriozisht mund të ndikojë në sigurinë tuaj në komunikacion.

Këto janë vetëm një pjesë nga këshillat për këmbësorë që i përpiloi Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve (KRSKRR)  me qëllim të lëvizjes së sigurt të tyre në kushte të dimrit, borë, akull dhe temperatura minus.

“Insistoni që çdo lëvizje t’u planifikohet me kujdes dhe mos e rrezikoni me zgjedhjen e ‘rrugës së shkurtër’. Para se të vendosni të dilni në rrugë, keni parasysh se automjeteve u nevojitet më shumë kohë të frenojnë dhe  koha e frenimit është më e gjatë se e zakonshmja. Mos e kaloni rrugën derisa nuk jeni të sigurtë se automjetet të cilat lëvizin nëpër rrugë u kanë vërejtur dhe janë në gjendje ta ndalojnë automjetin e tyre” rekomandojnë nga KRSKRR.

Këmbësorët, thekson KRSKRR, duhet të mbajnë edhe mbathje adekuate, të ecin më ngadalë dhe sigurt me tërë këmbën.

“Mbathjet adekuate i mundësojnë këmbësorit të ecë me tërë këmbën dhe të ketë kontakt të mirë dhe stabil me shtresën nëpër të cilën lëviz. Këpucët duhet të jenë me mbështjellës adekuat dhe të mos rrëshqasin në borë”, shton KRSKRR.

Sipas Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion vendkalimet për këmbësorë mund të jenë shumë të rrezikshme dhe gjatë tejkalimit të këmbësorëve.

“Kujdes ku shkelni. Shihni para vetes dhe lëshojeni këmbësorin i cili ju vjen nga ana e kundërt. Gjatë kalimit të rrugës mos qëndroni mes dy korsive sepse shoferët nuk ju presin atje dhe mund të goditeni me automjet i cili lëviz nëpër rrugë të lagësht dhe të rrëshqitshme. Jeni posaçërisht të kujdesshëm kur ngjiteni ose dilni nga autobusi ose automobili ose kur lëvizni mes automjeteve të parkuara dhe dilni në rrugë, mbani veshje të ndritshme me shtesa reflektuese posaçërisht në agimet e hershëm dhe gjatë natës”, thekson KRSKRR.

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugorë, krahas këtyre këshillave, apelon deri te këmbësorët të kenë pjesëmarrje maksimalisht përgjegjëse dhe mirësjellje në komunikacion.

“Pjesëmarrja e kujdesshme në komunikacion nuk është përgjegjësi vetëm e shoferëve. Secili prej nesh ka për detyrë të kujdeset për sigurinë e tyre dhe të jep kontribut personal për zhvillim të papenguar të komunikacionit”, shton KRSKRR dhe përkujton se është me rëndësi edhe mirësjellja në komunikacion.

Sipas statistikave, çdo vit rreth një e katërta nga numri i përgjithshëm i viktimave në komunikacion janë këmbësorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button