QMAE dhe TM me instrument të standardizuar për monitorim të mediave

Qendra Maqedonase për Edukim Evropian (QMAE) bashkë me partnerët në projektin “Monitorim i efikasiteti, efektivitetit, transparencës dhe përgjegjësisë të pjesës rregullatore të mediumeve –PROformance watch” kanë krijuar instrument të standardizuar me të cilin do të realizojnë monitorim të punës së Agjensionit për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) dhe Agjensionit për Komunikime Elektronike (AKE), transmeton Portalb.mk.

“Qëllimi kryesor i këtij projekti është të formohet një instrument i standardizuar i cili do të mundësonte monitorim të të gjitha mediave, në interes të të gjithëve. ”, tha Zoran Bojarovski nga TM.

Në raportin e BE-së për vitin 2016 thuhet se ASHMAA-ja duhet të fokusohet në pavarësi të plotë të funksionimit, ndërsa AKE duhet të përqendrohet në mënyrën se si janë shpërndarë mjetet e parapara për to.

“ASHMAA-ja duhet të merr masa që ajo të punojë që të mos ketë presion ndaj anëtarëve të saj. Kurse revizioni i autorizuar nga rregullativa e AKE shprehu që në vitin 2016 janë përdor 45% e mjeteve të parapara gjatë mandatit të saj. Përveç zhvillimit të komunikimit elektronik kjo është në kundërshtim të mandatit të tyre”, shkruan ndër të tjerash në raportin e BE-së.

Në fund të takimit kishte edhe diskutim, ku nga të pranishmit u parashtrua dilema se si do të njoftohen dhe kyçen qytetarët në procesin e monitorimit të mediave.

“Po realizohet nje video për rrjete sociale nëpërmjet së cilës edhe qytetarët do të mund të njoftohen dhe kyçen në procesin e monitorimit të mediave”, tha Goran Llazarov.

Përndryshe, ky projekt financohet nga Britania e Madhe me qëllim të monitorimit të efikasitetit, performancës, transparencës dhe përgjegjësisë së mediave në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button