Karaxhovski nuk lejoi ballafaqim me gjykatësit përpara gazetarëve

Edhe përskaj kërkesës së ish kryetares dhe kandidates për kryetare të Gjykatës Supreme, Lidija Nedellkovës, seanca për shqyrtim të ankesave nga kandidatët për kryetar të gjykatave në Këshillin Gjyqësor të jetë e hapur për opinionin, ajo nuk u lejua, transmeton Portalb.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovsi, tha se kërkesa është e pabazë dhe se çdo kandidatit që nuk i pëlqen vlerësimi mund të parashtrojë ankesë. Mediave u është thënë që nuk do të ketë kurrëfarë deklaratash dhe të largohen nga objekti i Këshillit Gjyqësor.

Nedellkova, ka kërkuar përgjigje nga Këshilli Gjyqësor se pse në vlerësimin e jashtëzakonshëm nuk i janë pranuar punimet shkencore që i ka publikuar në gazetat e huaja me impakt faktor ndërkombëtar, pse i janë dhënë vetëm 185 pikë nga gjithësej 190, me çka është lëshuar në vlerësimin nën kundërkandidaten Snezhana Bajllozova e cila është ushtruese e detyrës kryetare në Gjykatën Supreme, dhe nën gjykatësin suprem Jovo Vangellovski.

Ajo e ka porositur Karaxhovskin se nëse gjyqësori do të ishte transparent ashtu sikur propagandon, atëherë nuk do të kishte pasur problem që edhe mediat të marrin pjesë në seancën e Këshillit Gjyqësor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button