Maqedoni, prej të premtes borë, shi dhe temperatura më të larta

Valë e re e lagësht me reshje të shiut, borës dhe rritje të temperaturave do ta kaplojë Maqedoninë prej të premtes. Nesër në mëngjes do të jetë shumë ftohtë, në pjesën më të madhe të vendit nën -15 gradë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell, me rritje të temperaturave të ditës.

Siç kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPMH), të premten do të fryejë edhe erë e matur nga drejtimi jugor, ndërsa temperaturat maksimale çdokund do të jenë pozitive. Nga fundi i ditës dhe të shtunën, në viset më të larta dhe në male do të ketë reshje të borës, ndërsa në vendet më të ulëta edhe shi edhe borë. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore, ku do të vijëp deri te rritja e shtresës së borës. përgjatë Vardarit dhe në pjesët jugore në vendet më të ulëta do të ketë zvogëlim të shtresës së borës.

Të dielën do të ketë stabilizim kalimtar, ndërsa prej të hënës do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të borës, me intensitet të ndryshueshëm. Temperatura e ditës do të jetë rreth zero gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button