PSP nuk i komenton deklaratat e Gruevskit

Prokuroria Speciale Publike, nuk do t’i komentojë deklaratat politike, të liderit të VMRO-DPMNE-së dhe mandatarit për formimin e Qeverisë së re, Nikolla Gruevski, i cili në intervistën për “Dnevnik”, kategorikisht thotë se partia nuk do ta vazhdojë mandatin e PSP-së, njofton Portalb.

“Disa herë kemi thënë se nuk komentojmë deklarata politike. Ne presim vazhdim të mandatit të Prokurorisë Speciale Publike dhe votimin e ligjit për dëshmitarë të mbrojtur”, thonë nga Prokuroria Speciale.

Përndryshe, Gruevski në intervistë ka thënë se nuk do të pajtohet për zgjatjen e mandatit të PSP-së.

Sipas Gruevskit, prej në aeroplan shihet se e njëjta punon nën sugjerimin e disa ambasadave dhe se dikujt nga jashtë i duhet PSP për vazhdimin e krizës politike në Maqedonisë.

“Nuk ka nevoja thelbësore ose juridike për ta vazhduar mandatin 18 mujor të PSP, ka nevoja politike nga faktori i jashtëm për realizimin e interesave dhe qëllimeve të tyre. Ideja për prolongimin e PSP-së nuk del nga PSP. Këtë e di, nuk e supozoj”, tha Gruevski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button